Përfaqësuesja U17 e Kosovës është mposhtur në ndeshjen e parë të Ligës B për kualifikime të Evropianit U17 që organizohet në Estoni.
Ndeshjen e parë të Grupit B7, të zhvilluar të mërkurën në Antalya të Turqisë, Kosova e humbi me rezultatin 1:0.
Sulmuesi Donny van der Lijcke, të cilit portieri Erlis Shala ia priti penalltinë në minutën e 28-të, e shënoi golin e vetëm në ndeshje në minutën e katërt të kohës shtesë.
Dueli i radhës për Kosovën U17 që udhëhiqet nga selektori Arbnor Morina, është më 28 mars ndaj Bjellorusisë.
Fituesi i grupit avancon në Ligën A. Nga Liga B është i pamundur kualifikimi në Evropian.