Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Me humbje kualifikimet e Evropianit i nis edhe Kosova U17

f

Njësoj si Kosova U19, edhe Kosova U17 e ka nisur me humbje ciklin kualifikues për në Evropianin e vitit të ardhshëm në Estoni. 

Të mërkurën gjatë ditës, Kosova U17, që udhëhiqet nga përzgjedhësi Arbnor Morina, u mposht me rezultatin 2:0 nga Republika e Irlandës. 

Ndeshjet e Grupit 6 ku përveç Kosovës e Irlandës janë edhe Austria dhe Ishujt Faroe, organizohen në Austri. 

Irlandezët realizuan nga një gol për secilën pjesë. 

Joe Byrne në minutën e 44-t dhe Ben Mahon në minutën e 61-të, i shënuan golat e fitores. 

Edhe Kosova U17 humb edhe nga Ishujt Faroe Sport Kosova U17 humb edhe nga Ishujt Faroe

Irlandezët në këtë ndeshje patën 23 tentime për gol, krahas tri të Kosovës U17. 

Austria dhe Irlanda i prijnë grupit me nga tri pikë, ndërsa Kosova e Ishujt Faroe janë në dy vendet e fundit. 

Austria fitoi 5:1 ndaj Ishujve Faroe. 

Në raundin e dytë të kualifikimeve në Ligën A avancojnë vetëm dy të parët e 14 grupeve sa janë gjithsej. 

Edhe Kosova U17 mposhtet edhe nga Bjellorusia Futboll Kosova U17 mposhtet edhe nga Bjellorusia

26 ekipet e tjera do të garojnë në raundin e dytë të Ligës B. 

Të shtunën dhe të martën, Kosova U17 luan ndaj Austrisë dhe Ishujve Faroe.