Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kosova U17 i nis me fitore kualifikimet

ks

Futbollistet e Kosovës U17 i kanë nisur me fitore kualifikimet për Evropianin 2026, që organizohet në Irlandën e Veriut. 

Futbollistet e udhëhequra nga Sanije Krasniqi garojnë në Ligën B të raundit të parë kualifikues. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të premten, Kosova U17 fitoi 1:0 ndaj Moldavisë, nikoqires së grupit kualifikues. Golin e fitores e realizoi qendërmbrojtësja Jonida Godeni në minutën e 75-të. 

Kosova U17 luan ndaj Azerbajxhanit më 27 tetor. Këtë fazë kualifikuese e mbyll me duelin ndaj Uellsit më 30 tetor. 

Nëse e fiton grupin, Kosova U17 kalon në Ligën A të raundit të dytë. Vetëm prej Ligës A është i mundur kualifikimi në Evropian. 

Ndërkohë Kosova U19 luajti tjetër miqësore me Malin e Zi. Pas fitores 2:1 më 22 tetor, Kosova U19 të premten u mposht 1:0.