Futbollistet e Kosovës U17 e kanë humbur me rezultat të thellë ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues për Euro 2026.
Të dielën pasdite në Oeiras të Portugalisë, Kosova U17 pësoi 8:0 nga Spanja.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSpanjollet ishin favorite dhe e kanë dëshmuar këtë në fushën e lojës. Golin e parë e shënuan në minutën e 14-të, ndërsa pas pjesës së parë rezultati ishte 2:0.
Në pjesën e dytë lojtaret e reja të Spanjës i shënuan edhe gjashtë gola të tjerë.
Federata e Futbollit e Spanjës ka vazhduar me prezantim diskriminues ndaj Kosovës edhe para kësaj ndeshjeje. E ka shkruar “Federata e Kosovës” në vend të Kosovës.
Kosova është në Grupin A6. Më 4 mars luan ndaj Portugalisë nikoqire e më 7 mars ndaj Hungarisë. Vetëm fituesja e grupit kualifikohet në Evropian.
Përfaqësuesja e fundit në grup zhvendoset në Ligën B për edicionin e ardhshëm.
Në raundin e parë Kosova ishte në Ligën B. Përfundoi e dyta në grup, pas Uellsit, dhe u promovua në Ligën A për raundin e dytë. Vetëm prej Ligës A është i mundshëm kualifikimi në Evropian.
Për futbollistet e reja të Kosovës sukses është vetë paraqitja në këtë fazë të kualifikimeve.