Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kosova U21 humb nga Spanja në Madrid

Kosova U21

Futbollistët e Kosovës U21 kanë pësuar disfatë nga Spanja U21 me rezultat 2:0 të martën mbrëma.
Ndeshja në Madrid i takoi kualifikimeve për Evropianin 2027 qe mbahet në Shqipëri dhe Serbi.
Me disfatën në Madrid, Kosovës U21 i zbehen gjasat për kualifikim. Pas shtatë ndeshjeve zë vendin e katërt me tetë pikë. Spanja është e para me 21 pikë. Finlanda është e dyta me 16 pikë, kurse Rumania e treta me 13 pikë. 
Dy golat e fitores për Spanjën i shënoi Gonzalo Garcia në minutë ne 71-të dhe 94-t.
Kosova të premten e kaluar humbi nga Rumania 1:0 në Prishtinë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo