Përfaqësuesja U21 e Kosovës në futboll e ka pësuar humbjen e parë në kualifikimet për Kampionatin Evropian që në vitin 2027 mbahet në Shqipëri e Serbi. Të martën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Spanja U21 ka fituar me rezultatin 3:1. Ndeshja mbeti në hije të prezantimit jo të denjë të Kosovës nga Federata e Futbollit e Spanjës dhe televizioni spanjoll.
Federata spanjolle nuk e përmend Kosovën as pas përfundimit të ndeshjes
Prishtina është përmendur në titull e Kosova askund në tekst.
Federata e Futbollit të Spanjës ka vazhduar me prezantim të padenjë të Kosovës edhe në raportin e ndeshjes mes Kosovës U21 dhe Spanjës U21.
Askund në tekstin e publikuar nga federata të martën mbrëma nuk është shkruar “Kosova”.
Në një vend në tekst është shkruar “seleksioni kosovar”. Në dy vende të tjera është shkruar “kosovarët”.
Te formacionet, Kosova është paraqitur si “Federata e Kosovës”.

Fishkëllima e prezantim jo korrekt - Kosova U21 mposhtet nga Spanja
Përfaqësuesja U21 e Kosovës në futboll e ka pësuar humbjen e parë në kualifikimet për Kampionatin Evropian që në vitin 2027 mbahet në Shqipëri e Serbi.
Të martën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Spanja U21 ka fituar me rezultatin 3:1.
Ndeshja mbeti në hije të prezantimit jo të denjë të Kosovës nga Federata e Futbollit e Spanjës dhe televizioni spanjoll.
Në shkrimin paralajmërues për ndeshjen, Federata e Futbollit e Spanjës shkroi se Spanja U21 luan me “territorin e Kosovës”.
Pasoi reagimi i Federatës së Futbollit të Kosovës, ndërsa ndërkohë në faqen zyrtare të federatës spanjolle termi “territori i Kosovës” u zëvendësua me “Federatë të Kosovës”.
Edhe televizioni spanjoll e ka shkruar se Spanja U21 luajti me “Federatën e Futbollit të Kosovës” duke shmangur qëllimshëm emrin zyrtar të Kosovës.
Para ndeshjes, himni spanjoll është fishkëllyer nga një numër i konsiderueshëm i shikuesve të mbledhur në “Fadil Vokrri”. Ndërkohë lojtarët dhe trajnerët spanjollë ishin të detyruar të respektojnë himnin e Kosovës.
Në fushë, Kosova ishte e barabartë me Spanjën, sidomos në pjesën e parë.
Spanja U21 kaloi në epërsi 1:0 në minutën e 11-të. Realizator ishte Joel Casals. Arianit Hasani e barazoi rezultatin në minutën e 22-të me golin e bukur të shënuar nga distanca.
Me rezultatin 1:1 përfundoi pjesa e parë.
Iker Bravo shënoi për 2:1 në të mirë të Spanjës në minutën e 70-të. Ndërkohë për 3:1 shënoi Nino në minutën e 95-të.
Spanja ishte favorite e madhe dhe e dëshmoi këtë në fushën e lojës, sidomos me efikasitet.
Të premten Kosova U21 luajti pa gola në udhëtim ndaj Rumanisë, ndërsa Spanja U21 fitoi 3:0 ndaj Qipros.
Më 14 tetor, Kosova U21 e pret San Marinon, ndërsa Spanja luan në shtëpi ndaj Finlandës.
Televizioni spanjoll me qëndrim të njëjtë – Spanja kundër federatës kosovare
Pos federatës spanjolle edhe televizioni spanjoll e ka shkruar se Spanja U21 luan ndaj “Federatës së Futbollit të Kosovës”.
Shmangia e paraqitjes së Kosovës me emrin zyrtar bëhet qëllimshëm nga federata spanjolle dhe televizioni spanjoll. Nuk është hera e parë që ndodh kjo.
Për prezantimin jo korrekt të spanjollëve të martën reagoi Federata e Futbollit e Kosovës.
💥 ¡𝙂𝙊𝙊𝙊𝙊𝙊𝙇!
Joel Roca firma el primero de la tarde tras la galopada de Mayenda y el buen pase de Fer López.
🇽🇰 0-1 🇪🇸 | 10'
📺 @teledeporte#U21EURO | #NuestraBase pic.twitter.com/UreWgvljVv
Spanja U21 sërish në epërsi ndaj Kosovës U21
Spanja U21 ka kaluar sërish në epërsi në ndeshjen kundër Kosovës U21. Golin për 2:1 e shënoi në minutën e 70-të, Iker Bravo.
Kosova e Spanja po barazojnë në "Fadil Vokrri"
Me rezultatin 1:1 ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Kosovës U21 dhe Spanjës U21.
Ndeshja në "Fadil Vokrri" i takon kualifikimeve për Evropianin 2027 që mbahet në Shqipëri e Serbi.
Barazon Kosova U21
Kosova U21 ka barazuar në 1:1 në ndeshjen ndaj Spanjës. Arianit Hasani realizoi në minutën e 22-të.

Spanja U21 në epërsi
Spanja U21 ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Kosovës në "Fadil Vokrri". Në minutën e 11-të shënoi Joel Roca.