Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova U16 humb në ndeshjen e fundit në Tiranë

Futbollistet e grupmoshës U16 të Kosovës në futboll, e kanë mbyllur me humbje turneun “UEFA Development” që u organizua në “Shtëpinë e Futbollit” në Tiranë.

Kosova U16 të shtunën në mesditë ka pësuar humbje 2:0 nga përfaqësuesja e Skocisë. Skocia e fitoi turneun.

Për 1:0, skocezet shënuan në minutën e 28-të, ndërsa në minutën e 87-të, Skocia shënoi për 2:0, gol i cili e vendosi rezultatin përfundimtar.

Kosova U16 e drejtuar nga Albina Rrahmani, fitoi në ndeshjen e parë ndaj Shqipërisë thellë 6:0, ndërsa humbi nga Portugalia 2:0.

Artikuj të ngjashëm