Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova U16 humb nga Portugalia në turneun e UEFA-s

Futbollistet e Kosovës kanë zhvilluar edhe ndeshjen e dytë në turneun “UEFA Development Tournament U16” që po mbahet në Tiranë.

“Dardanet” e reja të udhëhequra nga Albina Rrahmani kanë pësuar disfatë nga Portugalia me rezultatin 2:0. Ndeshjen e fundit, Kosova e ka të shtunën ndaj Skocisë.

Ditë më parë mposhti Shqipërinë bindshëm 6:0.