Përfaqësuesja e Kosovës U21 do të kërkojë fitoren e dytë radhazi të premten në stadiumin “Fadil Vokrri”, në përballjen ndaj Shqipërisë të vlefshme për kualifikimet e “Euro 2021”.
Përzgjedhësi i Kosovës U21, Rafet Prekazi, pret që lojtarët e tij të japin maksimumin në këtë duel që luhet sot prej orës 19:00.
Te Kosova shumë lojtarë mungojnë shkaku i situatës me koronavirus, por nga grupi aktual janë në dispozicion të gjithë, pasi rezultatet e testeve të bëra kanë dalë negative si për lojtarët ashtu edhe stafin.
Kosova ka humbur ndeshjen e parë ndaj Shqipërisë me rezultatin, 2:1.
“Dardanët” e rinj më 17 nëntor do ta luajnë ndeshjen e fundit kundër Turqisë në Samsun.
Edhe
Kosova U-21 me shumë debutues, synon ta fitojë ndeshjen ndaj Shqipërisë
Kosova është në vendin e katërt në grup me nëntë pikë, dy më pak se Shqipëria që është një pozitë më lart.
Anglia është kualifikuar në Evropianin e vitit të ardhshëm si e para me 22 pikë, kurse në vendin e dytë është Austria. Kundërshtarja e fundit e Kosovës, Turqia, zë vendin e pestë me shtatë pikë, derisa Andorra është e fundit me pesë pikë.