Futbollisti kosovar, Laorent Shabani ka shënuar dy gola të dielën në elitën e Suedisë, Allsvenskan.
Shabani shënoi për Norrkopingun që barazoi 3:3 me Hackenin në udhëtim.
Ndeshja i ka takuar xhiros së 30-të, përkatësisht të fundit, të kampionatit suedez.
Mesfushori 23-vjeçar ka shënuar tri gola në 17 paraqitje këtë kampionat. Norrkopingu ka përfunduar i 12-ti me 34 pikë.