Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Laorent Shabani pritet të kalojë te Norrkopingu

Laorent Shabani mund të përfundojë te skuadra e Norrkopingut në “Allsvenskan” të Suedisë.

Mediumi suedez “Sportbladet” ka shkruar të enjten se mesfushori ka qenë në vizitë te kjo skuadër dhe mund të transferohet nga Siriusi, që po ashtu bën gara në rangun e parë të futbollit të Suedisë.

Shabani, që luan në pozitën e mesfushorit të djathtë, pritet ta zëvendësojë Ishaq Abdulrazakun, i cili mund të largohet nga skuadra.

Ai ka kontratë në dhjetor të këtij viti.

22-vjeçari në 12-të ndeshje të këtij edicioni e ka një gol të shënuar e një asistim, në të gjitha garat.