Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shabani shënon në Suedi

Laorent Shabani ka shënuar gol në Suedi. Ai shënoi për Norrkopingun që barazoi në udhëtim 1:1 kundër Varnamos.

Shabani shënoi golin e epërsisë 1:0 në minutën e 14-të, por Varnamo shënoi golin e barazimit në minutën e 89-të të ndeshjes që u zhvillua të hënën, në kuadër të javës së 28-të të elitës së futbollit të Suedisë.

Për futbollistin e krahut është goli i dytë i shënuar në 26 ndeshje, ndërsa ka edhe një asistim.

Artikuj të ngjashëm