Laorent Shabani e ka shënuar golin e fundit të skuadrës së Norrkopingut në raundin e tretë të fazës grupore të Kupës së Suedisë.
Norrkopingu të dielën fitoi në udhëtim te Goteborgu me rezultatin 4:0. Mesfushori 23-vjeçar, Shabani, shënoi për 4:0 në minutën e 75-të të ndeshjes.
Në Grupin 7, Norrkopingu në tri ndeshje ka shtatë pikë dhe kryeson grupin.
Goteborgu është i treti me tri pikë.