Për herë të dytë brenda pak javësh Serbia ka refuzuar të përballet me Kosovën në garat ballkanike të volejbollit në rërë.
Kjo ndodhi edhe të premten në një garë ballkanike në Maqedoni të Veriut, për grupmoshën U22.
Ekipi i Kosovës i përbërë nga Yllka Jashari e Melirona Avdullahu është dashur të përballet me ekipin e Serbisë.
Por lojtaret serbe kanë refuzuar të dalin në fushë dhe kështu Kosova ka fituar me rezultat zyrtar, ka njoftuar federata kosovare e volejbollit.
Artikuj të ngjashëm
-
Fitoret e shumëfishta të Melironës e Yllkës në Ballkanik
-
Kosova U22, kampione ballkanike në volejbollin në rërë
-
Asociacioni Ballkanik pranon në heshtje vendimet antisportive të Serbisë
-
Bojkotimi i ndeshjes me Kosovën nga volejbollistët serbë kalon pa dënime
-
Serbët refuzojnë përballjen me Kosovën, gjejnë arsyetimin për t’i ikur dënimit