Selektori i Përfaqësueses U21 të Kosovës në futboll, Afrim Tovërlani, ka publikuar listën me 24 futbollistë, për ndeshjen kualifikuese të Evropianit 2025 që do të organizohet në Sllovaki.
Kosova U21 do të luajë vetëm një ndeshje kualifikuese në këtë muaj.
Më 17 nëntor luan në udhëtim te Bullgaria, në kuadër të Grupit D.
Nga lojtarët e ftuar, pesë bëjnë karrierë në futbollin kosovar, Altin Gjokaj i Drenicës, Eron Isufi e Ardit Tahiri të Dritës, Etnik Brruti i Malishevës dhe Oltion Bilalli i Gjilanit.
Lojtarët e tjerë të ftuar janë Leo Besson, Rion Zejnullahu, Amar Gërxhaliu, Andi Hoti, Arbnor Hasani, Valon Zumberi, Rejhan Thaçi, Egzon Rexhaj, Altin Kryeziu, Adem Podrimaj, Behar Neziri, Benjamin Dibrani, Art Smakaj, Milot Avdyli, Besfort Zeneli, Veton Tusha, Ermir Rashica, Arian Llugiqi dhe Dion Krasniqi.
Kosova në tri ndeshjet e para ka një fitore e dy disfata. Fitoi ndaj Estonisë 2:0, ndërsa pësoi disfata 3:0 nga Polonia dhe Gjermania.
Polonia është e para pas dy ndeshjeve me dy fitore, ndërsa Bullgaria ka katër pikë.
Gjermania në një ndeshje ka tri pikë, kurse Kosova në vendin e katërt ka tri pikë në po aq ndeshje të luajtura.
Estonia ka një pikë, ndërsa Izraeli në vendin e fundit është pa pikë pas një ndeshjeje të zhvilluar.
