Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova U21 publikon listën për duelet me Gjermaninë e Poloninë

Selektori i Kosovës U21 në futboll, Afrim Tovërlani ka publikuar të shtunën listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e këtij muaji në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2025”.

Në listën e tij, Tovërlani ka ftuar 24 futbollistë, përfshirë edhe Valon Zumberin e Andi Hotin. Këta të fundit, janë përfshirë edhe në listën e selektorit të Përfaqësueses A të Kosovës, Primozh Gliha.

Kosova U21 këtë muaj do të përballet me Poloninë dhe Gjermaninë në kuadër të Grupit D kualifikues.

“Dardanët” e rinj grumbullimin e nisin të hënën pasdite, ndërsa stërvitjen e parë do ta mbajnë në Kampin Nacional në Hajvali.

Ndeshjen e parë, Kosova U21 e luan në udhëtim te Polonia më 8 shtator, ndërsa katër ditë më vonë, në Prishtinë do të ballafaqohet me Gjermaninë.

Kosova U21, aktualisht ka tri pikë në Grupin D, pasi në ndeshjen e pari mposhti 2:0 Estoninë.

Image