Përzgjedhësi i Kosovës U21 në futboll, Afrim Tovërlani, ka publikuar të shtunën listën për dy ndeshjet që kjo grupmoshë do t’i zhvillojë në këtë muaj.
Për miqësoret ndaj Moldavisë dhe Turqisë, Tovërlani ka ftuar 23 futbollistë.
Shtatë futbollistë të kësaj liste janë pjesë e Superligës së Kosovës në futboll, Altin Gjokaj, Erdin Dushi, Lindon Emërllahu, Lulzim Peci, Oltion Bilalli, Veton Tusha dhe Ardit Tahiri.
Pjesë e kësaj liste ishin edhe Andi Hoti dhe Drilon Hazrollaj, por ata nuk do të mund të jenë nën urdhrat e përzgjedhësit Tovërlani, për shkak të lëndimeve, ka shkruar Federata e Futbollit e Kosovës të shtunën në faqen zyrtare.
Kosova U21 kundër Moldavisë luan më 24 mars në Antalya të Turqisë, kurse me Turqinë U21, luan në Alanya më 27 mars.
Këto miqësore do të jenë të rëndësishme për përgatitje për ndeshjet kualifikuese të Evropianit 2025.
Edhe
Lista e Kosovës U21 për ndeshjet e nëntorit
Kosova U21 është në Grupin D kualifikues për “Euro 2025” bashkë me Gjermaninë, Poloninë, Izraelin, Bullgarinë dhe Estoninë.
Këtë cikël kualifikues, Kosova U21 e nis si vendëse më 20 qershor, me ndeshjen kundër Estonisë.