Skuadra e Sassuolos është futur në garë për shërbimet e mesfushorit të Interit, belgun Radja Nainggolan.
Mediumi “Tuttosport” ka raportuar se Nainggolan do të largohet nga Interi gjatë afatit kalimtar të janarit pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Antonio Conte dhe te Sassuolo shihet si përforcim i duhur për mesfushën.
Sassuolo po insiston për huazimin e Nainggolanit me detyrim të blerjes së tij në fund të këtij edicioni dhe tashmë ka nisur negociatat me Interin. Nainggolani këtë edicion ka vetëm 45 minuta lojë në të gjitha garat kurse me Interin ka kontratë deri në vitin 2022. Ai sezonin e kaluar luajti i huazuar te Cagliari kurse karrierë në Itali ka bërë edhe te Roma e Piacenza.