Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nainngolan do të kthehet te Cagliari

Mesfushori Radja Nainggolan pritet të kthehet për herën e tretë te skuadra e Cagliarit, kanë raportuar mediumet italiane të enjten. Bëhet e ditur se ekipi italian tashmë i ka bërë ofertë belgut, i cili do të largohet nga Antwerpi këtë muaj.

Tek Antwerpi nuk llogaritin në Nainngolanin, të cilit janë të gatshëm t’ia shkëpusin kontratën që i skadon në fund të sezonin. Nainngolan te Cagliari mund të transferohet si lojtar i lirë, ndërsa atij tashmë i është ofruar kontrata për gjashtë muaj me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.

Nainngolan ka shënuar tri gola dhe ka bërë dy asistime për Antwerpin, por nuk po luan prej muajit tetor për shkak se është suspenduar nga klubi. Ai i është bashkuar Antwerpit në vitin 2021, ndërsa në Itali ka luajtur edhe për Interin e Romën. Me Interin, Nainngolan e ka fituar titullin e kampionit.

Artikuj të ngjashëm