Mesfushori Adrien Rabiot do të largohet nga Juventusi në fund të sezonit, por jo edhe nga kampionati italian.
“Calciomercato” shkruan të premten se francezi do t’i bashkohet skuadrës së Interit, me të cilën tashmë është në negociata.
Rabiot tek Interi do të transferohet si lojtar i lirë, pasi në verë i skadon kontrata me Juventusin. Ai ka refuzuar rinovimin e kontratës me Juventusin dhe me Interin pritet të firmos për katër vjet pasi thuhet se marrëveshja është afër finalizimit.
27-vjeçari këtë sezon ka 5 gola e 2 asistime në 23 paraqitje për Juventusin në të gjitha garat.
Ai te Juventusi u transferua në vitin 2019 si lojtar i lirë, ndërsa ka luajtur edhe te Paris Saint-Germaini e Toulouse.