Sport

Rabiot mbetet te Juventusi

Mesfushori i Francës, Adrien Rabiot do të mbetet pjesë e Juventusit edhe pas përfundimit të edicionit aktual. “Tuttosport” ka njoftuar të martën se Rabiot do ta rinovojë kontratën me Juventusin, e cila i skadon verën tjetër.

Marrëveshja mes palëve tashmë është arritur dhe gjithçka do të bëhet zyrtare brenda këtij muaji. Me rinovimin e kontratës, Rabiot do të jetë lojtar i Juventusit deri në vitin 2026 dhe do të ketë pagë vjetore mbi shtatë milionë euro.

28-vjeçari iu bashkua Juventusit në vitin 2019 si lojtar i lirë dhe është ndër më të preferuarit të trajnerit Massimiliano Allegri. Këtë edicion, francezi ka treguar paraqitje të mira, ku ka shënuar dy gola dhe ka asistuar tri herë në 13 paraqitje në Serie A.