Mesfushori i Juventusit, Adrien Rabiot, nuk është i sigurt për të ardhmen e tij, ka bërë të ditur “Tuttosport” të hënën.
Francezi ka lënë të hapur çdo opsion në fund të këtij sezoni, rinovimin e kontratës apo largimin nga Juventusi.
28-vjeçari para fillimit të këtij sezoni ka rinovuar kontratën për një vit me ekipin italian, e cila i skadon verën tjetër.
Rabiot ka pranuar se ka marrë ofertën për rinovimin e kontratës aktuale me Juventusin, por nuk ka marrë ende vendim për të ardhmen.
Rabiot është pjesë e Juventusit prej vitit 2019 kur iu bashkua nga PSG-ja, si lojtar i lirë dhe vlerësohet lart nga trajneri Massimiliano Allegri.
Në 8 ndeshje të luajtura deri më tani në Serie A, Rabiot ka 1 gol e 2 asistime.