Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi i ofron rinovimin e kontratës Rabiotit

Adrien Rabiot

Krerët e Juventusit kanë bërë edhe një tentim të fundit për ta bindur mesfushorin Adrien Rabiot që mos të largohet nga Torino. “Tuttosport” ka njoftuar të mërkurën se Juventusi i ka ofruar francezit rinovimin e kontratës që i skadon në fund të këtij muaji.

Me rinovimin e kontratës, Rabiot do të mbetej te Juventusi deri në vitin e ardhshëm dhe do të kishte pagë vjetore deri në 9 milionë euro.

Te Juventusi po duan ta mbajnë me çdo kusht 28-vjeçarin pas paraqitjeve të mira që i tregoi në edicionin e fundit.

Ai ishte prej lojtarëve kyç të Juventusit, pasi shënoi 11 gola dhe asistoi 6 herë në të gjitha garat.

Rabiot është pjesë e Juventusit prej vitit 2019 kur iu bashkua si lojtar i lirë nga PSG-ja.

Artikuj të ngjashëm