Mesfushori Adrien Rabiot edhe zyrtarisht ka nisur negociatat me Juventusin për rinovimin e kontratës, ka njoftuar “Tuttomercatoëeb” të martën.
Mësohet se ekipi italian i ka bërë ofertë francezit, të cilin po e vlerëson si një lojtar tejet të rëndësishëm. Mësohet se Juventusi i ka ofruar atij rinovimin e kontratës deri në vitin 2026 pas kërkesës së trajnerit Massimiliano Allegri.
Rabiot muaj më parë ka rinovuar kontratën për një vit me Juventusin, e cila i skadon në fund të këtij edicioni. Ai këtë edicion ka 1 gol e 1 asistim në Serie A, ndërsa po kërkohet në Premier League nga Manchester dhe Newcastle Unitedi.
28-vjeçari është pjesë e Juventusit prej vitit 2019 kur iu bashkua si lojtar i lirë.