Skuadra e Barcelonës po vazhdon ta monitorojë situatën e mesfushorit Adrien Rabit te Juventusi, përcjell “Mundo Deportivo” të premten. Rabiot është në negociata me Juventusin, por ende nuk ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës me ekipin italian.
Ai ka kontratë me Juventusin deri në fund të këtij edicioni dhe Barcelona po synon transferimin e tij falas në verë.
Barça edhe para fillimit të këtij edicioni kishte shfaqur interesim për francezin, i cili vazhdoi bashkëpunimin me Juventusin duke e rinovuar kontratën edhe për një vit.
Këtë edicion, Rabiot ka 2 gola e 3 asistime në 14 ndeshje të luajtura në kampionatin italian. Ai është pjesë e Juventusit prej vitit 2019 kur iu bashkua si lojtar i lirë, ndërsa ka të fituar një titull kampioni në Serie A.