Skuadra e Liverpoolit po e monitoron situatën e mesfushorit Adrien Rabiot te Juventusi, përcjell “The Sun” të mërkurën. Rabiot ende nuk ka pranuar rinovimin e kontratës me Juventusin që i skadon këtë verë, ndërsa Liverpooli është gati t’i bëjë ofertë francezit.
28-vjeçari po pëlqehet nga trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp pas paraqitjeve të mira që ka treguar këtë sezon. Ai në verë do të mbetet lojtar i lirë nëse nuk vazhdon bashkëpunimin me Juventusin dhe te Liverpooli po shihet si opsion i mirë për mesfushën.
Rabiot është pjesë e ekipit italian prej vitit 2019 kur iu bashkua si lojtar i lirë, ndërsa këtë sezon ka shënuar 10 gola dhe ka bërë 4 asistim në 37 ndeshje të luajtura.