Futboll

Rabiot kërkohet nga Unitedi dhe Newcastle

Adrien Rabiot

Skuadra e Juventusit i ka ofruar kontratë të re mesfushorit Adrien Rabiot, por ai ende nuk ka vendosur për të ardhmen.

Mësohet se skuadra si Manchester United dhe Newcastle United janë duke e monitoruar situatën e Rabiotit te skuadra italiane.

Në rast të vendimit për largim, të dyja skuadrat do të bëjnë ofertë te Juventusi për 29-vjeçarin.

Francezi Rabiot është pjesë e Juventusit nga viti 2019. Ishte transferuar nga Parisi si lojtar i lirë.

Në 29 ndeshje te zhvilluara këtë edicion, ka shënuar katër gola dhe ka kontribuar me tri asistime.