Manchester Unitedi po insiston në transferimin e mesfushorit Adrien Rabiot në fund të këtij edicioni. “The Sun” shkruan të hënën se klubi anglez do ta bëjë të pamundurën për ta bindur francezin që karrierën ta vazhdojë në Angli.
Rabiot është pjesë e Juventusit, por ende nuk ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës që i skadon në verë.
Kështu që, Unitedi po synon ta transferojë si lojtar të lirë duke e mposhtur konkurrencën e skuadrave tjera të mëdha të Evropës.
28-vjeçari ka treguar paraqitje të mira këtë sezon te Juventusi dhe Unitedi po e sheh si përforcim të duhur për mesfushën. Në 44 ndeshje të luajtura në të gjitha garat deri më tani, Rabiot ka shënuar 11 gola dhe ka bërë 4 asistime. Ai është pjesë e Juventusit prej vitit 2019 kur iu bashkua si lojtar i lirë, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Paris Saint-Germaini e Toulouse.