Francezi Adrien Rabiot sipas të gjitha gjasave do ta vazhdojë karrierën në Premier League. “FootMercato” ka raportuar të martën se Rabiot do t'i bashkohet skuadrës së Manchester Unitedit. Mësohet se Unitedi po vlerësohet favorit për transferimin e 28-vjeçarit gjatë kësaj vere, pasi i ka bërë një ofertë të majme.
Për ta bindur mesfushorin që të transferohet në Angli, Unitedi i ka ofruar kontratë trevjeçare me pagë vjetore deri në 10 milionë euro.
Rabiot mund ti bashkohet Unitedit si lojtar i lirë, pasi në fund të këtij muaji i skadon kontrata me Juventusin.
Ai prej vitit 2019 ishte pjesë e Juventusit, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Paris Saint-Germaini e Toulouse. Në edicionin e fundit, Rabiot ishte ndër më të dalluarit tek ekipi italian, ku në 48 paraqitje pati 11 gola e 6 asistime.