Manchester Unitedi nuk ka hequr dorë nga transferimi i mesfushorit të Juventusit, Adrien Rabiot.
“Sky Sports” raporton të hënën, se Unitedi po synon të arrijë marrëveshje me Juventusin brenda kësaj jave për francezin.
Është trajneri Erik ten Hag, ai që po kërkon me ngulm Rabiotin, i cili nuk bën pjesë në planet e Juventusit për sezonin e ri.
Për 27-vjeçarin, ekipi anglez pritet të paguajë mbi 20 milionë euro. Rabiot ka kontratë me Juventusin deri në vitin e ardhshëm, ndërsa ekipit italian iu bashkua në vitin 2019 si lojtar i lirë.
Artikuj të ngjashëm