Pasi ka arritur marrëveshje me Juventusin, Manchester Unitedi po negocion me mesfushorin Adrien Rabiot për ta bindur që të transferohet në “Old Trafford”.
Unitedi ka pranuar t’i paguajë Juventusit rreth 20 milionë euro për mesfushorin francez, i cili po kërkon kontratë trevjeçare nga ekipi anglez për t’iu bashkuar.
Po ashtu, mësohet se Rabiot po i kërkon Unitedit edhe pagë vjetore prej dhjetë milionë eurosh, ka shkruar “Tuttomercatoweb” të mërkurën.
Unitedi po përpiqet ta kompletojë transferimin e Rabiotit brenda kësaj jave, pasi trajneri Erik ten Hag po e kërkon me ngulm francezin në ekip për ndeshjen e radhës në Premier League.