Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Transferimet: Rabiot pritet të largohet nga Juventusi

Adrien Rabiot

Adrien Rabiot pritet të largohet nga skuadra e Juventusit, raportojnë mediume të ndryshme në Itali. Mësohet se për mesfushorin interesim ka shprehur Manchester Unitedi.

Francezi 28-vjeçar është i interesuar ta vazhdoj karrierën në Premier League, pas periudhës në Itali dhe më herët në Francë.

Rabiot me Juventusin ka kontratë deri në fund të këtij edicioni. Mesfushori i Francës me fanellën e Juventusit këtë edicion ka shënuar katër gola dhe ka asistuar tri herë në 23 ndeshje në Serie A.

Gjigantët evropianë interesohen për Wirtzin

Gjigantët evropianë, PSG, Real Madrid, Bayern, Liverpool dhe Manchester City kanë shprehur interesim për Florian Wirtzin e Bayer Leverkusenit.

Në Gjermani kanë raportuar se çmimi i Wirtzit vlerësohet të jetë mbi 100 milionë euro.

Talenti gjerman me Leverkusenin ka kontratë deri në verën e vitit 2027. Ai pati paraqitje të mirë për Gjermaninë në ndeshjen ndaj Francës. Shënoi golin e parë në fitoren 2:0 të gjermanëve ndaj francezëve në miqësoren e luajtur të shtunën. Wirtz ka treguar paraqitje të mira edhe për Leverkusenin, ku ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar 17 herë në 36 ndeshje në të gjitha garat.

Amrabat mund t’i bashkohet Milanit

Milani ka hyrë në garë për mesfushorin maroken, Sofyan Amrabat.

“Tuttosport” shkruan se te klubi italian kërkojnë të forcohen në mesfushë dhe si opsion e shohin futbollistin e huazuar nga Fiorentina te Manchester Unitedi.

Klubi anglez nuk është shprehur i gatshëm ta blej kartonin e reprezentuesit të Marokut.

Interesimi i Milanit për Amrabatin nuk është befasues, pasi 27-vjeçari ka dëshmuar vlerat e tij në Serie A.

Amrabat me Fiorentinën ka kontratë deri në qershor të vitit 2025.

Barcelona refuzoi ofertë 200-milionëshe për Yamalin

Barcelona ka refuzuar ofertë prej 200 milionë eurosh për sulmuesin 16-vjeçar, Lamine Yamal. Kështu ka thënë presidenti i Barcelonës, Joan Laporta.

“Marca” raporton se Barcelona mori ofertë nga gjiganti francez, Paris Saint-Germain. Por Laporta ka thënë se Jamal është e ardhmja e klubit.

“I jemi thënë jo ofertës 200 milionë euro sepse i besojmë lojtarit. Ai është e ardhmja e skuadrës. Kemi besim te djaloshi, te potenciali i tij sportiv dhe nuk kemi nevojë për shitjen e tij”, ka thënë Laporta.

Reprezentuesi i Spanjës me Barcelonën ka kontratë deri në qershor të vitit 2026.

Ai ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar shtatë herë në 39 ndeshje në të gjitha garat e edicionit aktual.

City ofron 100 milionë euro për Musialan

Manchester City është duke përgatitur një ofertë për futbollistin e Bayern Muenchenit, Jamal Musiala. Kështu kanë raportuar mediume të ndryshme në Angli dhe Gjermani.

Mësohet se për talentin 21-vjeçar të Gjermanisë, City është gati t’i shpenzoj 100 milionë euro.

Musiala me gjigantin gjerman ka kontratë deri në qershor të vitit 2026. Ai me fanellën e Bayernit ka shënuar 12 gola në 31 ndeshje në të gjitha garat. Ka kontribuar po ashtu edhe me shtatë asistime.

Newcastle kërkon Inacion

Newcastle Unitedi synon ta bindë Gonçalo Inacion t’i bashkohet gjatë verës, raporton “Fichajes”.

Qendërmbrojtësi portugez është duke u kërkuar edhe nga skuadra tjera angleze. Por Newcastle shihet si favorit për transferimin e futbollistit të Sporting Lisbonës.

22-vjeçari me klubin elitar të Portugalisë ka kontratë deri në verën e vitit 2027.

Vlera e tij në tregun e transferimeve është 40 milionë euro.

Ai për Sportingun ka shënuar katër gola, ndërsa për Portugalinë në pesë ndeshje ka shënuar dy gola.

Katër klube në garë për Bremerin

Katër klube të mëdha angleze janë në garë për mbrojtësin e Juventusit, Gleison Bremer.

Chelsea, Liverpooli, Manchester Unitedi dhe Tottenhami kanë shprehur interesim për 27-vjeçarin, shkruajnë mediumet italiane të hënën.

Juventusi kërkon 60 milionë euro për mbrojtësin të cilin e transferoi nga Torino dy vjet më parë.

Bremer me Juventusin ka kontratë deri në qershor të vitit 2028. Për Brazilin ka luajtur katër ndeshje.

Raphinha pranon ofertë nga Al-Hilali

Klubi saudit, Al-Hilal, dëshiron të blejë brazilianin Raphinha nga Barcelona, shkruan “Sport”. Klubi elitar i Arabisë Saudite është i gatshëm t’i shpenzoj 100 milionë euro për 27-vjeçarin, i cili me Barcelonën ka kontratë deri në qershor të vitit 2027.

Sulmuesi i krahut për Barcelonën ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar dhjetë herë në 28 ndeshje në të gjitha garat e këtij edicioni. Ai iu bashkua Barcelonës dy vjet më parë nga Leeds Unitedi.

Pavard shpreson të mbetet gjatë tek Interi

Benjamin Pavard refuzon të thotë nëse po kalon periudhën më të mirë të karrierës së tij tek Interi. Por ai shpreson të qëndrojë për shumë vjet te skuadra elitare e Italisë.

“Jam shumë i lumtur. Zbulova një vend të mrekullueshëm ku tifozët janë të jashtëzakonshëm. Pasioni i tifozëve në Itali është i pabesueshëm. Është e mrekullueshme për mua të luaj në Itali. Paraqitja me Francën më bën gjithashtu të lumtur dhe përpiqem të bëj gjithçka që mundem”, ka thënë Pavard.

Mbrojtësi iu bashkua Interit gjatë verës së vitit të kaluar. Interi shpenzoi 30 milionë euro për Pavardin. Ai iu bashkua Interit nga skuadra e Bayernit.

27-vjeçari ka luajtur 17 ndeshje për Interin në Serie A, derisa për Francën ka 53 ndeshje nga viti 2017.

Artikuj të ngjashëm