Barcelona po kërkon ta ofrojë mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot si lojtar të lirë në verë. 28-vjeçarit francez i skadon kontratë në fund të edicionit aktual dhe ende nuk ka filluar negociatat për një marrëveshje të re.
Rabiot vitin e kaluar vazhdoi kontratën për një vit me klubin italian. Barcelona është ende një pozicion delikat financiar dhe nuk mund të përballojë shpenzime të tjera për transferime. Për Rabiotin interesim ka shprehur edhe Interi. Me fanellën e Juventusit, Rabiot ka shënuar tre gola dhe ka asistuar tre të tjerë në 20 paraqitje në edicionin aktual.
Artikuj të ngjashëm