Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni në garë për Rabiotin

Bayern Munichu është futur në garë për shërbimet e mesfushorit Adrien Rabiot, përcjell “Bild” të hënën. Bëhet e ditur se Bayerni është i vendosur për t’i rivalizuar skuadrat e mëdha nga Anglia për francezin, i cili në verë do të mbetet lojtar i lirë.

Rabiot nuk ka dhënë sinjale se do ta vazhdojë kontratën me Juventusin, duke lënë të hapur mundësinë e largimit nga ekipi italian në fund të sezonit. Ai nuk është i kënaqur me ofertën e Juventusit dhe po shqyrton ofertat e skuadrave të tjera.

Thuhet se Bayerni i ka ofruar atij kontratë katërvjeçare, pasi po e sheh si përforcim të duhur prej sezonit të ardhshëm. 27-vjeçari ka 6 gola e 2 asistime në 27 ndeshje këtë sezon, ndërsa Juventusit iu bashkua në vitin 2019 si lojtar i lirë.