Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni siguron Rabiotin

Mesfushori i Francës, Adrien Rabiot, sipas të gjitha gjasave do ta vazhdojë karrierën në Bundesligë. Ai pritet të jetë pjesë e Bayern Munichut prej edicionit të ardhshëm, ka raportuar “Bild” të enjten.

Rabiot tashmë ka arritur marrëveshje në parim me Bayernin, ekip të cilit do t’i bashkohet si lojtar i lirë këtë verë, pasi i skadon kontrata me Juventusin. Ai do të firmosë kontratë katërvjeçare me Bayernin dhe do të ketë pagë vjetore prej 8 milionë eurosh.

Rabiot ka vendosur të largohet nga Juventusi me të përfunduar edicioni aktual, pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës dhe te Bayerni po shihet si përforcim i duhur për mesfushën.

28-vjeçari këtë edicion ka qenë njëri prej lojtarëve më të dalluar te Juventusi, duke shënuar 11 gola dhe asistuar 6 herë në 46 paraqitje.