Mesfushori Adrien Rabiot do të mbetet pjesë e Juventusit edhe përtej sezonit aktual.
“Tuttosport” raporton të martën se Rabiot është në negociata me klubin italian për rinovimin e kontratës aktuale. Ai ka kontratë me Juventusin deri në fund të sezonit, ndërsa klubi i ka bërë ofertë të mirë dhe marrëveshja është afër finalizimit.
Francezit i është ofruar rinovimi i kontratës për tre vjet me pagë vjetore prej 10 milionë eurosh plus bonuset pas paraqitjeve të mira këtë sezon.
27-vjeçari këtë sezon është njëri prej lojtarëve më të dalluar te Juventusi, ku ka shënuar 9 gola dhe ka bërë 4 asistime në 33 paraqitje në të gjitha garat. Ai është pjesë e Juventusit prej vitit 2019, kur iu bashkua si lojtar i lirë.