Mesfushori Adrien Rabiot nuk do të largohet nga Juventusi në fund të këtij sezoni kur edhe i skadon kontrata aktuale.
“Tuttosport” të hënën ka bërë të ditur se Rabiot parimisht ka arritur marrëveshje me Juventusin për ta vazhduar bashkëpunimin. Mësohet se Rabiot është pajtuar me kushtet e ofruara nga Juventusi dhe klubi italian së shpejti do ta zyrtarizojë marrëveshjen me francezin.
Me rinovimin e kontratës, Rabiot do të jetë pjesë e Juventusit deri në vitin 2026 me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër dhe do të ketë pagë vjetore prej 10 milionë eurosh. 28-vjeçari këtë sezon ka qenë njëri prej lojtarëve kryesorë te Juventusi, ku ka shënuar 10 gola dhe ka asistuar 4 herë në të gjitha garat.