Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona në garë për Rabiotin

Adrien Rabiot

Skuadra e Barcelonës është futur në garë për mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot, ka njoftuar “Mundo Deportivo” të enjten. Thuhet se është trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ai që po insiston në transferimin e francezit, i cili ka treguar paraqitje të mira këtë sezon me Juventusin.

Rabiot ende nuk ka pranuar rinovimin e kontratës me ekipin italian që i skadon këtë verë dhe te Barcelona po shihet si opsion i mirë për mesfushën. Në fakt, te Barcelona po e shohin 28-vjeçarin si zëvendësim ideal për Franck Kessien, i cili do të shitet gjatë kësaj vere.

Rabiot është pjesë e Juventusit prej vitit 2019, ndërsa këtë edicion ka 11 gola e 4 asistime në të gjitha garat. Krahas Barcelonës, Rabiot po kërkohet edhe nga ekipet e Anglisë.

Artikuj të ngjashëm