Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rabioti drejt Barçës pas Botërorit

Mesfushori Adrien Rabiot ka gjasa të mëdha të jetë përforcimi i parë i Barcelonës në afatin kalimtar të janarit.

“Mundo Deportivo” ka njoftuar se francezi me të përfunduar Kupa e Botës “Katari 2022” do t’i nis negociatat me Barcelonën, pasi është i gatshëm që karrierën ta vazhdojë në Spanjë.

Në fakt, Rabiot i është ofruar ekipit spanjoll, i cili është në kërkim të një mesfushori dhe pritet që muajin e ardhshëm të transferohet në “Camp Nou”.

Ai është pjesë e Juventusit, por Barcelona mund ta transferojë për një dëmshpërblim të vogël, pasi Rabiot ka kontratë me ekipin italian deri në fund të këtij sezoni.

27-vjeçari është pjesë e Francës në Botërorin e këtij viti dhe ka impresionuar me paraqitjet e tij. Në pesë ndeshje të luajtura, Rabiot ka shënuar një gol dhe ka bërë një asistim.

Ai pritet të jetë titullar te Franca në ndeshjen finale kundër Argjentinës.

Artikuj të ngjashëm