Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rabiot paralajmëron largimin nga Juventusi

Adrien Rabiot

Mesfushori Adrien Rabiot po e luan sezonin e tij të fundit me fanellën e Juventusit, ka shkruar “Football-Italia” të hënën. Francezi ka paralajmëruar largimin nga Juventusi në fund të këtij edicioni kur edhe i skadon kontrata me ekipin italian. 27-vjeçari nuk ka dhënë shumë shpresa se mund ta vazhdojë bashkëpunimin me Juventusin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2019 si lojtar i lirë.

“Jam në formë të mirë dhe nuk e di se çka do të ndodh sezonin tjetër. Unë do të jap 100 për qind vetja deri në fund të sezonit dhe pastaj do të shohim se cila do të jetë e ardhmja ime”, ka thënë Rabiot.

Këtë edicion, Rabiot ka shënuar 6 gola dhe ka bërë 2 asistime në 24 paraqitje në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm