Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi kërkon 15 mln për Rabiotin

Mesfushori Adrien Rabiot do të largohet nga Juventusi muajin e ardhshëm, pasi ekipi italian tashmë e ka nxjerrë në shitje.

“Tuttosport” shkruan se Juventusi ka marrë këtë vendim pasi Rabiot ka refuzuar ofertën për rinovimin e kontratës që i skadon në fund të sezonit. Për ta lënë të lirë Rabiotin në janar, Juventusi po kërkon 15 milionë euro. Interesimi është i madh për Rabiotin nga ekipet angleze, të cilat po synojnë transferimin e mesfushorit pas paraqitjeve të mira që i pati te Franca në Kupën e Botës, “Katari 2022”.

Ai pati një gol e një asistim në gjashtë paraqitje në turneun e Katarit, ndërsa është pjesë e Juventusit prej vitit 2019 kur iu bashkua si lojtar i lirë. Me fanellën e Juventusit, Rabiot ka pesë gola e dy asistime në 16 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon.

Artikuj të ngjashëm