Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi i ofron kontratë të re Rabiotit

Drejtuesit e Juventusit i kanë ofruar kontratë të re Adrien Rabiotit dhe tashmë është gjithçka në duart e mesfushorit francez për të vendosur për të ardhmen e tij. “Tuttosport” njofton të enjten se Juventusi i ka ofruar Rabiotit kontratë dyvjeçare me pagë vjetore prej 7 milionë eurosh.

Madje, ekipi italian i ka bërë me dije se kërkesa e francezit për pagë vjetore prej 10 milionë eurosh nuk do të realizohet.

27-vjeçari ka treguar formë të mirë këtë edicion, ku ka shënuar 6 gola në të gjitha garat për Juventusin.

Ai është pjesë e Juventusit prej vitit 2019 kur iu bashkua si lojtar i lirë.

Artikuj të ngjashëm