Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nainggolani kërkon largimin

Foto: Reuters

Radja Nainggolan pritet të largohet nga Interi. Mesfushori belg nuk bën pjesë në formacionin e trajnerit Antoni Conte.

Megjithatë, e ardhmja e tij nuk pritet të jetë tek Interi pas janarit, pasi lojtari mund të transferohet në Bundesliga, transmeton KOHA.

Është skuadra gjermane Hertha Berlin që po këmbëngul për transferimin e mesfushorit veteran.

Hertha është gati të paguajë rreth 10 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit belg.

Përveç skuadrës gjermane, në garë për lojtarin mbeten edhe Cagliari dhe Fiorentina.

Artikuj të ngjashëm