Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nainggolan do të largohet nga Interi

Foto: Reuters

Radja Nainggolan do të kthehet te Cagliari, ekip ku luajti i huazuar edicionin e fundit. Mediumet italiane kanë raportuar të mërkurën se Cagliari tashmë ka arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit belg.

Për kartonin e Nainggolanit, Cagliari do t’i paguajë Interit 12 milionë euro dhe gjithçka pritet të bëhet zyrtare ditëve në vijim.

Nainggolan u rikthye tek Interi para fillimit të këtij edicioni dhe bëri një paraqitje në Serie A, por nuk bën pjesë në planet e trajnerit Antonio Conte. 32-vjeçari, me Cagliarin pritet të firmosë kontratë dyvjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Edicionin e shkuar, Nainggolan pati 29 ndeshje për Cagliarin duke shënuar gjashtë gola dhe asistuar shtatë herë.