Cagliari ka njoftuar se ka marrë në huazim Radja Nainggolanin nga Interi deri në fund të këtij edicioni në Serie A.
Në faqen zyrtare të skuadrës italiane, thuhet se ka fituar edhe të drejtën e blerjes së kartonit të tij pas edicionit 2020/2021.
Është hera e tretë që belgu do të paraqitet me fanellën e Cagliarit.
32-vjeçari me Interin ka kontratë deri në verën e vitit 2022. Këtë edicion për Interin ka luajtur pesë ndeshje.
Artikuj të ngjashëm