Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi arrin marrëveshje me Pavardin

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Benjamin Pavard pritet së shpejti t’i bashkohet skuadrës së Interit. “Gazzetta dello Sport” ka shkruar të premten se Interi tashmë ka arritur marrëveshje personale me futbollistin francez dhe është në negociata me Bayern Munichun për lirimin e tij.

Mësohet se Interi ka ofruar 25 milionë euro për 27-vjeçarin, ndërsa Bayerni po kërkon të paktën 35 milionë euro për ta lënë të lirë.

Pavard ka kërkuar tashmë largimin nga ekipi gjerman pasi ka refuzuar edhe rinovimin e kontratës që i skadon vitin tjetër. Ai ka refuzuar edhe ofertën e Manchester Unitedit për t’iu bashkuar Interit, ekip që i ka ofruar kontratë katërvjeçare. Pavard është pjesë e Bayernit prej vitit 2019.