Mbrojtësi i krahut të djathtë, Benjamin Pavard përfundimisht do të largohet nga skuadra e Bayern Munichut gjatë kësaj vere.
Madje, edhe klubi gjerman të enjten ka pranuar se tashmë është në negociata me disa klube për francezin.
Bayerni nuk ka zbuluar emrat e klubeve të interesuara për Pavardin, por mediumet gjermane kanë raportuar se ai po kërkohet nga Manchester City, Manchester Unitedi dhe Juventusi.
Bayerni ka marrë vendim ta shesë Pavardin këtë verë, pasi 27-vjeçari ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon vitin e ardhshëm.
Për ta lënë të lirë Pavardin, skuadra gjermane po kërkon të paktën 20 milionë euro.
Artikuj të ngjashëm