Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pavardi i pasigurt për të ardhmen

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Benjamin Pavard, ka lënë të hapur mundësinë e largimit nga Bayern Munichu në verë, përcjell “Kicker” të hënën.

Pavardi ka thënë se nuk është i sigurt për të ardhmen e tij, ndonëse fillimisht është i fokusuar ta përfundojë sezonin me Bayernin dhe pastaj t’i shohë gjërat. Së fundmi, francezi ka tërhequr interesimin e skuadrave nga La Liga, Barcelonës dhe Real Madridit, që janë gati të bëjnë lëvizjet e tyre për transferimin e tij në verë. “Fillimisht, jam i fokusuar ta përfundoj sezonin me trofe te Bayerni dhe pastaj të shoh se çka do të ndodhë në verë”, ka thënë shkurt Pavard.

27-vjeçari ka kontratë me Bayernin deri në vitin e ardhshëm, ndërsa kartoni i tij vlerësohet rreth 30 milionë euro. Në 33 paraqitje këtë sezon, Pavard ka 6 gola e 1 asistim për Bayernin.