Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali në garë për Pavardin

Real Madridi është futur në garë për mbrojtësin e krahut të djathtë, francezin Benjamin Pavard, ka shkruar “Marca” të enjten.

Thuhet se Reali është i vendosur t’i rivalizojë Manchester Cityn, Manchester Unitedin dhe Barcelonën për shërbimet e Pavardit.

27-vjeçari pritet të largohet këtë verë nga Bayerni dhe ekipi bavarez për kartonin e tij po kërkon të paktën 40 milionë euro.

Pavard ka kontratë me ekipin gjerman deri në vitin e ardhshëm, por ka kërkuar largimin për shkak se dëshiron që karrierën ta vazhdojë në një kampionat tjetër.

Ai prej vitit 2019 është pjesë e Bayernit, ekip me të cilin ka fituar katër tituj kampioni të Gjermanisë. Në edicionin e fundit, Pavard në 43 paraqitje ka shënuar 7 gola dhe ka bërë 1 asistim.