Real Madridi i ka bërë ofertë të re Bayern Munichut për mbrojtësin e krahut të majtë, Alphonso Davies. “Marca” shkruan të enjten se në ofertë Reali ka përfshirë edhe kartonin e francezit Ferland Mendy, i cili vlerësohet rreth 20 milionë euro.
Krahas tij, Reali ka ofruar edhe 50 milionë euro për ta bindur Bayernin në lirimin e kanadezit 23-vjeçar në fund të edicionit.
Reali po insiston në transferimin e Daviesit, i cili ka refuzuar rinovimin e kontratës me Bayernin për ta vazhduar karrierën te skuadra spanjolle.
Davies është pjesë e Bayernit prej vitit 2019 dhe ka kontratë deri në vitin 2025, ndërsa këtë edicion ka bërë tri asistime në 24 paraqitje në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm